Përsëri përplasje për ligjin e “branitellave”

Picture of INA
INA

19/11/2024

Branitellat ishin përsëri nxitës i sherrit mes deputetëve në Komisionin për punë sociale. Siç ndodh rëndom, me nisjen e seancës së komisionit, LSDM-ja kërkoi të futet në rend dite ligji për branitellat.

“Ky ligj nuk është asgjë nga ajo që përpiqeni ju ta thoni se bëhet për t’u shtuar tensionet, etj. Kolege e nderuar, ekzistojnë dokumente publike që tregojnë se ky propozim-ligj nuk është i ri, por vetëm ndryshim që rregullon një të drejtë që Kuvendi në vitin 2002 e ka miratuar”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

Kryetarja e Komisionit Ilire Dauti përsëriti qëndrimin e ditur. Ligji nuk do të kalojë nëse nuk parasheh përfitime edhe për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre.

“Mundet ligji të tërhiqet, të ri-rregullohet dhe të sillet përsëri në procedurë. Unë nuk mund të jem pjesë e lëshimeve që janë bërë më herët por ne e kemi për obligim që t’i përmirësojmë edhe në qoftë se janë bërë lëshime në të kaluarën”, tha Ilire Dauti, Fronti Evropian.

Edhe subjekti tjetër shqiptar, VLEN, është në të njëjtën linjë.

“Ju duhet ta keni parasysh se po përballeni me një gjeneratë të re politikanësh shqiptarë të cilët nuk janë ata të 2001-shit që e lejuan një ligj të tillë pa përfshirjen e UÇK-së, nuk jemi shqiptarët e 2003-shit dhe 2004-shit kur i bëtë ndryshimet dhe ky ligj nuk do të kalojë as edhe kësaj radhe”, deklaroi Imërlije Saliu, VLEN.

Nëse ligji vendoset në rend dite ai do të kalojë për shkak të mbështetjes që kanë dhënë edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Propozim ndryshimet në ligjin për pjestarët e forcave të mbrojtjes dhe familjet e tyre, që kanë qenë të përfshirë edhe në luftën e 2001, parashikon kompenzime deri në 82 mijë euro. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË