Përshkallëzimi rreth Kosovës varet nga ky shtet

ina-online
ina-online

30/01/2024

Nga data 1 shkurt, në Kosovë, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Në bazë të Rregullores së re për Operacionet me Paratë e Gatshme, të miratuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ditë më parë, do të ndalohet edhe pagesa me dinarin serb në territorin e Kosovës.

Kjo gjë ka shkaktuar debate dhe reagim të ashpër nga Serbia. Me vendimin, nuk po pajtohen as shtetet e QUINT-it, të cilat kanë kërkuar që kjo çështje të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel.

Ata kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të kësaj rregullore.

“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUNIT kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik. Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të Dialogut të Lehtësuar të BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

Por, a është çështja e dinarit në Kosovë, si dhe armatosja e Kosovës (me raketa amerikane Javelin), një “shkëndijë zjarri” për tensione të reja mes dy vendeve?

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka fajësuar mediat serbe për raportimet lidhur me këto dy çështje.

“Mediat serbe mbulojnë gjerësisht dhe përshkallëzojnë tensionet, por thelbi është se transaksionet e pagesave janë në zhvillim e sipër”, ka thënë ajo për gazetën “Bota sot”.

Megjithatë, sipas saj, përshkallëzimi i situatës në Kosovë, varet shumë nga Rusia, që siç ka theksuar ajo, mund ta zhvendosë interesin e saj në Bosnjë.

“Armatosja e Kosovës me raketa Javelin shihet si mesazh jo vetëm për Beogradin, por edhe për Rusinë. Përshkallëzimi rreth Kosovës varet nga vlerësimet e Rusisë dhe ajo lehtë mund ta zhvendosë interesin e saj në Bosnjë. Bosnja është trajtuar prej kohësh si një çështje morale nga Perëndimi, por që kur filloi lufta në Ukrainë, është bërë kryesisht një çështje gjeopolitike ku përplasen Rusia dhe Perëndimi”, ka shtuar Biserko për “Bota sot”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ