Përsona të paidentifikuar i vënë flakën pasurisë së familjes Gjonbalaj në Vuthaj të Malit të Zi

0

Para dy netëve, përsona të pa identifikuar i vunë flakën objektit modern për mbajtjen e demave për mish, të familjes Gjonbalaj në Vuthaj – Guci, shkruan malesia.org.

Edhe pse dëmi është tejet i madh dhe kalon shumën 150 mijë euro, si edhe për kundër faktit se egzistojnë dëshmi mbi përsonat e dyshimt, policia e as përsonat tjer kompetent nuk kanë marrë farë masash, shprehet për portalin tonë, pronari Kreshnik Gjonbalaj.

Sipas disa shkrimeve në faqe të facebook, në të cilat Kreshniku ka qajse, familja Gjonbalaj, kohëve të fundit ka pasur kërcënime direkte.