Ministria e Brendshme informoi se persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë trenin e linjës Tabanoc – Shkup.
Siç bëhet e ditur treni është sulmuar në afërsi të fshatit Llopat të Kumanovës, përcjell INA.
“Më datë 14.03.2022 është raportuar se në ora 21.25 në pjesën e hekurudhës ndërmjet stacionit hekurudhor Karposh dhe stacionit hekurudhor Kumanovë, në vendkalimin rrugor që çon në fshatin Llopat, Kumanovë, disa persona kanë gjuajtur me gurë trenin e udhëtarëve që ka lëvizur në linjë. Tabanovc – Shkup. Treni u dëmtua, ndërsa asnjë pasagjer apo personel nuk u lëndua. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, theksoi MPB. (INA)