Personat e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm janë në gjendje të qëndrueshme

Picture of INA
INA

23/01/2025

Personat e përfshirë në aksidentin e mbrëmshëm në autostradë pranë Smillkovës janë në gjendje të qëndrueshme, thonë autoritetet shëndetësore. Në aksidentin ku kishte të përfshirë më shumë automjete, lëndime më të rënda trupore ka marrë personi me iniciale K.S nga Haraçina i cili aktualisht ndodhet në Klinikën Torakale, ndërsa dy drejtuesit e makinave të tjera kanë pësuar lëndime trupore më të lehta. Drejtori i Torakales, Igorçe Xhikovski me detaje për gjendjen e pacientit.

“Pacienti i lënduar në aksident trafiku, aktualisht është në gjendje të përgjithshme stabile, me lëndime në kokë, kraharor dhe gjymtyrët e sipërme, është pranuar në repartin e kirurgjisë torakale për monitorim dhe trajtim. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Igorçe Xhikovski, drejtor i Torakalnës.

Në këtë aksident, u përfshinë 5 automjete. Nga policia njoftojnë se në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ana e ekipeve të SPB-së Shkup.

“Aksidenti ka ndodhur mes një veture me targa të Shkupit, e drejtuar nga K.S. (54) nga fshati Haraçinë, Shkup, një veture me targa të Kosovës, e drejtuar nga B.B. (54) nga Kosova, një veture me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.D. (27) nga fshati Radishan, Shkup, një kamioni me rimorkio me targa bullgare, i drejtuar nga D.D.V. (55) nga Bullgaria, dhe një autobus i parkuar me targa të Shkupit”, tha Goce Andreevski, MPB.

Nga policia njoftojnë se vazhdon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË