Shkruan: Fejzi Hajdari
Mungesa e shënimit të organizuar të përvjetorit të 36-të të demonstratave të lavdishme shqiptare në Kumanovë për mbrojtjen e arsimit e shkollës shqipe, si dhe shënimin dinjitoz institucional në përvjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, po dëshmojnë se ne dimë të bëjmë vepra madhore komëbatre (të cilat ia kemi obligim popullit tonë), por a dimë sa duhet dhe siduhet t’i çmojmë, vlerësojmë e kultivojmë, dhe sidomos t’i percjellim brez pas brezi, mesazhet e këtyre Aseteve Kombetare.
Këto zhvillime supreme në trevat e rajonin e kësaj ane, shënua fillimin e proceseve kombëtare që më vonë rezultuan me ngritjen e vetëdijes kolektive kombëtare për t’i trasuar edhe më tej, meritojnë një respekt, një qasje, solidarizim, trajtim dhe shënim shumë më të organizuar, dinjitoz, cilësor, përmbajtësor e kombëtar.
Nuk na falet kjo neglizhencë, dembelizëm, harresë (e qëllimshme ose e paqëllishme), mungesë angazhimi…
Si ka mundësi që sot kur drejtojmë komuna (Likova), kemi parti politike sa në Kinë, shoqata virtuale, reale, subjekte tjera politike e apolitike etj., dhe nuk kemi një organizim modest institucional për rënien e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova dhe Përvjetorin e Demonstratave për arsimin shqip të vitit 1988?
Mos po prisni që edhe këto evente të na i organizojnë liderët partiakë nga Kërçova, Tetova, Shkupi, Gostivari… Po të kishte ardhur Noyzi në Kumanovë ose ndonje tjetër promovues i muzikës pavlera (shund, kiç), do të ishit ngritur të gjithë në këmbë!?
Jo, jo… organizimin e shënimit të këtyrë datave, ne ua kemi për borxh, dhe jo vetëm! Këtë ia kemi borxh vetes në radhë të parë, gjeneratave (brezave) të reja, popullit tonë të përvuajtur, gjyshërve tanë, baballarëve…
Pse more burra të aq pervuajtur historikisht nga regjimet sllave, një herë nuk u vumë e ngritëm në nivelin e detyrës dhe obligimit kombetare.
E kemi borxh mos harroni! Gjithë keto data te rendesishme historike per nga pesha dhe rëndësia kombëtare, ku protagonistë historikë janë kumanovarët, per çudi e habinë tonë, anashkalohen e harrohen nga vetë kumanovarët! T’i harroshë keto evente me peshë hostorike, simbolikisht do të thotë, “të krijosh mundesi e hapesirë për perseritjen e tyre”!
Turpi brina s’ka! Turp për të gjithë ne!
Arsyetim s’ka!