PËRVJETORI/ Nënë Zahideja e Jasharajve: pak fjalë, pak foto, shumë përjetime!

0

Në përvjetorin e radhës së epopesë Jasharajve, gazetarja dhe studiuesja mitrovicare Fjolla Spanca e ka përcjellë me një gjuhë të ndjerë e gati poetike, atë çfarë ndodhi afro dy dekada më parë në Prekas të Drenicës.

Fjalët e saj shoqërohen nga një set fotosh nga familja Jasharaj, që përbën emblemën e atdhetarisë mbarë shqiptare të kohëve modern.

Asht nji Konak ku s’nalet kurre s’ndrittuni Kandili i qendisun me Dashni! Asht nji cope Toke qe lahet n’Mall, n’kujtime e n’merzi! Nji grusht Shpirti qe u dorezue per me i dhane tjetrit, pak Liri! Sot, shuume Fryme po mungojne … sy’ qe kane ikun; por n’zemrat tona flladshem’ jetojne! ……, njofton tesheshi. Kulla e Bacit asht e Nanës! Nanë Zahidesë qe i ka arnue sofrat e familjes me Menime t’Nalta! e asaj Nane qe ka dhane shpirt prej shpirtit te vet veç me u ba ma i mire ky vend! Kulla asht e grave, e burrave, e femijeve … e atyne qe nuk u tremben, e as u dorezuan! Kosova asht e atyne qe e dinin se cka asht Liria; Vatani: Dashnija! zaten, paska qenë Kosova anderr e amel, tamel’ veç per ju … spancafjolla. mars. 2019!