Përvoja korruptive e investitorit të huaj në Maqedoninë e Veriut

Letër nga Bujar Bauta/Strugë

Emri im është Bujar Bauta. Kam lindur në Strugë, dhe të gjithë jetën time jetoja dhe punojа në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2012 vendosa të kthehem në Strugë dhe të investoj kapitalin tim të fituar në mënyrë të vështirë në qytetin tim të lindjes. Fatkeqësisht, kjo doli të ishte një katastrofë. Kompania ime u abuzua sistematikisht në një mënyrë korruptive nga njerëzit që unë prisja ta administrojnë dhe ta mbrojnë në mënyrë të rregullt kompaninë time. Më e keqja nga të gjitha është se këtyre personave i ndihmonin në aktivitetet e tyre jomorale dhe të jashtëligjshme kompani të tjera, organizata bamirësie, institucione bankare, zyrtare shtetërorë dhe administrata qeveritare.

Në këtë letër të hapur, unë do të doja t’i paraqisja para publikut problemet me të cilat u përballa unë si një investitor i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shpresa ime është që kjo të kontribuojë në eliminimin e dështimeve të sistemit dhe se do ta forcojë përgjegjësinë dhe llogaridhënien e institucioneve relevante. Unë do të doja të filloja me një përkufizim për korrupsionin nga Wikipedia, “Korrupsioni është një formë e pandershmërisë ose një vepër penale e kryer nga një person ose organizatë të cilit i është besuar pozicioni i autorizimit, për përfitim të jashtëligjshëm ose abuzim të pushtetit me qëllim përfitimin privat të dikujt”.

Korrupsioni është një sëmundje që i helmon kombet dhe e shkatërron mirëqenien e qytetarëve të tyre. Ata që janë të përfshirë në korrupsion nuk duhet t’u jepen privilegje për shkak të përkatësisë së tyre politike, ndikimit ose statusit të tyre. Nëse në një shoqëri nuk respektohet sundimi i të drejtës (ligjit), ju krijoni një shoqëri të paqëndrueshme që bëhet jo e sigurt, e pamotivuar dhe e pasigurt. Qytetarët e një kombi nuk duhet të jenë të frikësuar, të kërcënuar ose të trembur për të raportuar një vepër penale në mënyrë që të bëjnë më të mirë jetën për familjet e tyre, për komunitetet e tyre dhe vendin e tyre. Me këtë letër shpresoj se do t’i motivoj të gjithë ata që i ndajnë përvojat e mia negative që të flasin sepse nuk janë të vetëm.

Lëndim të markës tregtare

Një shembull i betejave të mia në Republikën e Maqedonisë së Veriut është fakti që pronësia intelektuale në të cilën kam investuar po abuzohet nga individë të lidhur politikisht dhe institucionet shtetërore zgjedhin që t’i mbështesin ata. Konkretisht, bleva një kompani Strugane me mbi 20 vjet prezencë të suksesshme në treg dhe investova në zhvillimin dhe mbrojtjen e markës së saj.

Më datën 30.09.2019 e regjistrova “Taxi Marjan” për markë tregtare në Entin Shtetëror për pronësi industriale. Megjithatë, kompani tjetër vendosi që ta imitojë markën time të mbrojtur. Me qëllim që t’i mbroj të drejtat e mia nga pronësia intelektuale, vendosa të drejtohem tek Inspektorati i tregut në Strugë, që është kompetent për gjobitje për shkeljen e dispozitave të markës tregtare. Megjithatë, madje edhe pas pesë ankesave me shkrim tek Enti shtetëror i inspektoratit të tregut ata nuk arritën që ta mbrojnë në mënyrën e duhur markën time tregtare.

Më datën 01.06.2020 zyra e Inspektoratit të tregut në Strugë transferoi një nga ankesat në Dibër, edhe pse asnjë nga kompanitë e mia as edhe shkelësi i kompanisë që e imitoi markën time tregtare nuk gjendet në Dibër. Ky hap ishte i drejtuar në mënyrë të qartë për mbrojtjen e shkelësit që është i lidhur mirë me administratën lokale të Inspektoratit shtetëror të tregut dhe dekurajim për mua se do të mbrohet edhe më tej marka tregtare ligjore. Kur u përpoqa që të kërkoj hetim se pse është bërë një transferim i tillë, Inspektorati i Tregut në Strugë refuzoi ta pranojë kërkesën time dhe u përgjigj: “Ne nuk jemi të obliguar t’ju informojmë”. Si ka mundësi që ndonjë institucion shtetëror të sillet ndaj një klienti në këtë mënyrë, aq më pak me dikë që ka investuar kapital të huaj në Maqedoninë e Veriut?

Jam përballur me shumë pengesa dhe zhgënjime në sistemin gjyqësor, duke u përpjekur që të mbroj pronën intelektuale të regjistruar ligjërisht. Procedura gjyqësore # VPP2-19/20, ТС1-5/20, VPP2-23/20 &TC1-7-20 – që janë shkresa publike dhe mund të shqyrtohen, dhe janë iniciuar për mbrojtjen e markës tregtare. Janë marrë masa shtesë të përkohshme me qëllim që të ndalohen shkeljet me përdorim të paautorizuar dhe të paligjshëm të një marke tregtare të regjistruar ligjërisht. Rezultatet ishin një sërë procedurash të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme ndërmjet Gjykatës themelore në Strugë dhe Gjykatës së Apelit në Manastir (Bitolë). Përfundimisht, pas dy ankesash tek Gjykata e Apelit në Manastir, ishte dhënë urdhër gjyqësor # ТСЖ-234/20 për mbrojtje që ndalon për shkelësin që ta shfrytëzojë markën time tregtare gjatë kohës së kontestit gjyqësor.

Sidoqoftë, kjo nuk duket të ketë ndonjë efekt në praktikë pasi shkelësi vazhdon që të ofrojë shërbime nën falsifikimin e një marke tregtare të regjistruar dhe zyra e Inspektoratit të Tregut të Strugës ende refuzon të marrë masa. A nuk është ky një turp për sistemin ligjor të shtetit, për pronën intelektuale – e cila është shtylla e një kombi të zhvilluar – të keqpërdoret në mënyrë kaq të hapur dhe e pambrojtur nga institucionet?

Abuzimi me llogarinë bankare

Edhe një tjetër përvojë e frikshme që e përjetova në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka të bëjë me organet e administratës, por me një nga institucionet bankare të vendosura mirë. Kjo bankë lejoi një numër transaksionesh të dyshimta – dhe besoj edhe të paligjshme – që të kryhen nëpërmjet llogarisë bankare të kompanisë sime me përdorimin e emrit të drejtorit, ndërsa drejtori nuk ishte fizikisht i pranishëm në Maqedoninë e Veriut. Kur u interesova për transaksionet, përgjigja e bankës ishte se për ata është e lejuar “të kenë nënshkrim në fletëpagesat e bankës”. Banka nuk shqetësohej se si e fituan nënshkrimin ose kush i nënshkroi fletëpagesat bankare. Shqetësimi i vetëm i bankës ishte që t’i përfundojnë transaksionet. Sipas mendimit tim, do t’i thoja çdo klienti të kësaj banke specifike që t’i tërheqin paratë e tyre dhe t’i mbyllin llogaritë e tyre nga ky institucion. Mbase atëherë kjo bankë konkrete do të mund të kujdesej për klientët e saj?

E gjithë kjo zhvillohej me dijen e kontabilistit tim të mëparshëm, që kishte përvojë shumëvjeçare duke punuar për kompaninë time. Edhe pse kontabilisti ishte dëshmitar i asaj që po ndodhte, kontabilisti nuk kishte mirësjellje morale apo etike që të raportojë aktivitete të dukshme të dyshimta financiare. Domethënë, kontabilisti ka pasur dije direkte se drejtori i kompanisë sime nuk ka qenë fizikisht i pranishëm në Maqedoninë e Veriut kur janë kryer transaksionet bankare.

Udhë anësore e administratës lokale me konkurrentët e mi të biznesit

Gjatë kohës së mandatit të administratorit tim të mëparshëm – për shkak të obligimeve me administratën lokale, Komuna e Strugës lëshoi licenca taksish pa pranimin e pagesës. Kjo mos pagesë vazhdoi më shumë se dy vjet, derisa e pushova administratorin tim. Domethënë, vetëm në këtë moment Komuna e Strugës u mundua që ta mbledhë borxhin për licencat e taksive duke u munduar për t’i zhvatur paratë me revokimin e licencave të lëshuara të taksive. Shpjegimi i tyre për këtë aksion ishte “licencat e taksitë nuk ishin paguar”. Si përputhet momenti i konfiskimit dhe hyrjes në aktivitetin afarist nga ana e administratorit të mëparshëm? A nuk duket kjo si përpjekje për kanosje dhe dëmtim të biznesit tim, me çka i jepet një avantazh i padrejtë konkurrentit tim?

Institucionet e njoftuara

Në luftën për mbrojtjen e investimit tim, në mënyrë zyrtare njoftova shumë institucione si të dyshimta, korruptive dhe aktivitete eventualisht të paligjshme të drejtuara ndaj meje. Institucionet e njoftuara janë ashtu si vijon:

Ministria e ekonomisë, Ministria e financave, Ministria e punëve të jashtme, Ministria e punëve të brendshme, Ministria e vetëqeverisjes lokale, Enti shtetëror për auditim të komunës lokale, Administrata e të ardhurave publike (AAP), Inspektorati shtetëror i tregut, Policia Financiare, Këshilltari gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Prokurori publik në Shkup, Prokurori Publik në Ohër, Prokurori publik në Strugë, Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar (ISOS), ambasada të shumta jashtë shtetit, Banka Popullore e Maqedonisë së veriut, Shoqata Maqedonase e juristëve, Dhoma Noteriale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (DHNRMV), media ndërkombëtare, politikanë vendas dhe të huaj, organizata joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, organizata globale financiare dhe agjenci të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Besoj se ato do të kryejnë hetim profesional themelor pa paragjykime, pa ndikim ose pa përzierje.

Thirrje për veprim(aksion)

Si investitor i huaj, vendosa që të investoj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse ajo është vendlindja ime. Megjithatë, prisja angazhim më pozitiv nga ana e qeverisë për mbrojtjen e të drejtave themelore, që janë të mbrojtura në mënyrë standarde në çdo shtet serioz. Megjithatë, përvoja ime do t’i dekurajojë investitorët e tjerë që të investojnë në Republikën e Maqedonisë së veriut. Unë personalisht jam i dekurajuar për çfarëdo lloj investimit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut dhe i ndërpreva të gjitha planet e ardhshme për transferimin e pjesës më të madhe të kapitalit tim nga SHBA në këtë shtet dhe do t’i këshilloja edhe të tjerët që të jenë të kujdesshëm.

Kur sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara Mike Pompeo e vizitoi Maqedoninë e Veriut, Z. Pompeo tha: “Luftoni kundër korrupsionit dhe kundër secilit që e shpërdoron besimin e popullit”. Maqedonia e Veriut duhet ta dëgjojë këtë këshillë sepse ende ka mundësi që t’i tregojë botës se është serioze në luftën kundër korrupsionit dhe secilit që e keqpërdor pozicionin e tij kundër besimit të popullit, dhe me atë të ndërtojë demokraci të qëndrueshme në sundimin e ligjit si parim udhëheqës.

Me vullnetin e Zotit, punët do të ndryshojnë për më mirë. Jo vetëm për qeverinë aktuale, por edhe për të gjitha qeveritë e ardhshme. Do të ishte dekurajuese të kesh qytetarë punëtorë, ligj bindës që përpiqen për një jetë më të mirë, plot shpresë, sinqeritet dhe integritet ta humbasin besimin në qeverinë e vet për shkak të korrupsionit, për shkak të lakmisë dhe për shkak të neglizhencës.

Shpresoj se kjo shkresë do t’ju motivojë që të përfshiheni në luftën kundër korrupsionit. Nëse e ndani mendimin tim se Republika e Maqedonisë së Veriut mund të jetë vend më i mirë për të gjithë, ju lutemi ta shpërndani këtë shkresë në platformat tuaja të mediave sociale dhe ndihmoni në përhapjen ndërgjegjësimit.

Zoti Ju Bekoftë Juve dhe familjet Tuaja, dhe ju uroj një Vit të Ri të Gëzuar dhe të mbushur plot me shëndet.

Auto është drejtor i MS-KOM 1 Strugë