Pesë aksidente gjatë orëve të fundit në Shkup, disa të lënduar

Një bashkudhëtar është lënduar rëndë në një nga gjithsej pesë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Shkup. Në një aksident lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Dhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer nuk iu ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre shoferë për reshtim të parregullt dhe nëntë shoferë të cilët nuk kanë poseduar pajisje dimërore në automjet. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vijave të bardha të shënuara për ta.

Nga qarkullimi janë përjashtuar pesë shoferë para se të pajisen me të drejtën për drejtim të automjetit dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë gjetur 78 vetura të parkuara në mënyrë joligjore.

Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit janë hequr 70 vetura.