Pesë anët pozitive të konsumit të përditshëm të mjaltit

INA
INA

10 Gusht, 2023

Mjalti është një antioksidant i shkëlqyer, që do të thotë se konsumimi i rregullt i tij do ta pastrojë trupin nga toksinat e ndryshme. Përveç kësaj, vetitë antibakteriale do ta përmirësojnë ndjeshëm gjendjen e lëkurës tuaj.

Nëse jeni duke u kujdesur për peshën tuaj, mjekët rekomandojnë të mos konsumoni ëmbëlsira me bazë sheqeri, por nuk e ndalojnë mjaltin. Kjo për shkak se sheqeri i pranishëm në mjaltë ka një përbërje të ndryshme nga ajo që gjendet në ëmbëltuesit e tjerë. Mjalti nxit metabolizmin, i cili është thelbësor për humbjen e peshës.

Përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Konsumi i përditshëm i mjaltit ndikon në mënyrë të favorshme në nivelin e përbërjeve antioksidante në trup që mund të luftojnë kolesterolin e tepërt.

Hulumtimet tregojnë se antioksidantët që përmban mjalti mund ta parandalojnë ngushtimin e arterieve. Në varësi të vendit ku ndodh, ngushtimi mund të çojë në dështim të zemrës, humbje të kujtesës ose dhimbje koke. Mjafton të pini një gotë ujë me disa lugë mjaltë për ta parandaluar këtë.

Përmirëson kujtesën
Studime të tjera tregojnë aftësinë e mjaltit për ta luftuar stresin, për të rivendosur sistemin qelizor të mbrojtjes antioksiduese dhe si rezultat, për të përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, kalciumi që përmban mjalti përthithet lehtësisht nga truri, gjë që ndikon në mënyrë të favorshme në funksionimin e tij.

Përmirëson cilësinë e gjumit
Sheqeri që përmban mjalti rrit nivelin e insulinës në gjak, e cila më pas çliron serotoninën. Serotonina shndërrohet më tej në melatonin, një hormon që promovon gjumë cilësor.

Ka efekt pozitiv në traktin tretës
Mjalti është një antiseptik i fortë, prandaj rekomandohet të hani një lugë mjaltë në stomakun bosh. Ky ritual i thjeshtë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që lidhen me aparatin tretës. Përveç kësaj, duke kaluar nëpër stomak, mjalti shkatërron mikrobet dhe shëron plagët e vogla në mukozë.

Përshpejton relaksimin
Mjalti ndihmon në reduktimin e stresit dhe zbutjen e lodhjes. Glukoza që përmban mjalti është e nevojshme për punën e neuroneve. Përthithet shpejt në gjak, gjë që nxit relaksimin dhe lehtësimin e çrregullimeve psikologjike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sleep-gjumi-baby

Si të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të fjetjes

ridvan alili

Mjeku kumanovar zgjidhet nënkryetar i Shoqatës Stomatologjike Shqiptare

pesha

Tri pije për humbje të shpejtë të peshës

MOLLA

Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në shtëpi

stresi_zemra

Katër shenja paralajmëruese të arrestit kardiak që mund të ndodhin 24 orë më herët

Ardian Mustafai mjek

Mjeku tetovar emërohet kryemjek në repartin e Kardiologjisë në Gjermani

femija - hiperaktiv

Gjashtë dallime midis një fëmije kokëfortë dhe një fëmije të llastuar

stresi_zemra

Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni

ushqim-frigorifer-uri-haje

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

INFO

NA NDIQ