Pesë kryetarë pa pëlqimin e Gjukanoviq për të marrë drejtimin e partisë

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, nuk ka pranuar propzimet e pesë këshillave komunal që kryetarët në ato qytete të marrin edhe drejtimin e partisë. Kryetarët e Andrijevicës, Gucisë, Danillovgradit, Tivatit dhe Ulqinit nuk kanë marrë pëlqimin e Gjukanoviq për të ardhur në krye të këshillave komunal të partisë në këto qytete.Nga Partia Demokratike e Socialsitëve, më herët kanë deklaruar se do të tentojnë që kryetarët e këshillave komunal të mos jenë njëkohësisht edhe kryetarë të qyteteve. Në seancën e kaluar të kryesisë së partisë, u miratuan propozimet për 17 kandidatët për kryetar të këshillave komunal.