Pesë persona të arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja

ina-online
ina-online

02/12/2023

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës Vanja, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Kumanovë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka përparim në hetimin e këtij rasti, përcjell INA.

“Mbrëmë kemi pasur punë intensive deri në orët e vona. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, që do të thotë se aktivitetet janë duke vazhduar. Është diçka plus që ne e kemi marrë në lidhje me gjithçka që japim si provë, si gjurmë, gjithçka për të zbardhur këtë rast”, tha ministri Spasovski.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar janë ndërmarrë një sërë masash hetimore për zbardhjen e të gjitha këtyre fakteve.

“Faktet që i vërtetojmë përmes këtyre masave hetimore do t’i kumtohen opinionit në momentin kur duhet të shpallen, sepse shpallja e parakohshme na shkakton probleme”, theksoi Spasovski dhe shtoi që qytetarët të mos bien pre e spekulimeve.

MPB tanimë gjashtë ditë është në kërkim të Vanja Gjorçevskës, e cila u zhduk të hënën pas orës 07:20, rrugës për në shkollën Pestaloci afër lagjes së njohur të Dibrës (Debar maalo) në Shkup. Herën e fundit ajo është parë në bulevardin “Aradhat partizane” përballë kafenesë së njohur “Broz Kafe”, prej nga humbi. Për vajzën e zhdukur është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

INFO

NA NDIQ