Pesë policë të lënduar në veri dhe katër vetura dëmtuara

INA
INA

26 Maj, 2023

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtarë rreth të gjitha zhvillimeve të deritanishme në veri të vendit.

Sipas njoftimit të policisë, nga tensionet në veri deri tash kanë pësuar lëndime të lehta trupore pesë zyrtarë policorë, raporton Arbresh.info.

Po ashtu, katër vetura kanë pësuar dëme si pasojë e sulmeve të protestuesve serbë ndaj policisë.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë”, bënë të ditur policia.

Krejt kjo erdhi pasi disa serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave, për të mos lejuar kryetarët e rinj të hyjnë në komunë.

“Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime, raporton Arbvresh.info.

Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetëror, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi.

Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale.

Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend./Arbresh.info

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Albin-Kurti-5

Kurti: Ja plani im i ofruar për dalje nga kriza

vjosa osmani ismail kadare

Presidentja Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

escobar

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

escobar-eskobar

Escobar për zgjidhjen e situatës në veri: Nuk kam dhënë ndonjë afat

Kurti Blinken

Nga masat për Kosovën te sanksionet për Kurtin, publikohet dokumenti i SHBA-së

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj insiston: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë

INFO

NA NDIQ