Pesë raste të reja me HIV dhe dy raste me SIDA janë konfirmuar në korrik

Picture of INA
INA

14/08/2024

Gjatë muajit korrik, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte enterokoliti, me 645 raste të raportuara, sipas buletinit mujor për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Krahasuar me muajin qershor, është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga enterokoliti me 97,9 përqind, ndërsa krahasuar me korrikun e kaluar, është shënuar rritje madje me 50 përqind, transmeton Portalb.mk.

Në vendin e dytë për nga numri i rasteve të raportuara në korrik është lija e dhenve me gjithsej 528 raste të raportuara. Në grupin, nga ana tjetër, e infeksioneve seksualisht të transmetueshme janë regjistruar 13 të sëmurë (pa HIV/AIDS) dhe 6 raste me sifilis, katër raste me hepatit B viral, dy raste me gonorre dhe një rast me klamidia.

Përveç kësaj, pesë raste të konfirmuara të HIV-it dhe dy raste të SIDA-s u raportuan në korrik. Gjashtë janë meshkuj dhe një femër. Për sa i përket moshës, personat janë nga 20 deri në 59 vjeç.

Gjatë muajit korrik, në IShP janë pranuar 1.380 raporte për shkaktar të izoluar dhe të provuar të një sëmundjeje infektive dhe rezistencë ndaj antibiotikëve. Raportimet janë marrë nga laboratorët mikrobiologjikë nga territoret e të 10 njësive rajonale të qendrave të shëndetit publik.

“Patogjenët më të shpeshtë të raportuar në muajin korrik janë: Mycoplasma pneumoniae, MRSA dhe Bordetella pertussis. Sa i përket raporteve për rezistencë ndaj antibiotikëve, përveç MRSA është marrë një listë e rezistencës për: Salmonella enteritidis, Acinetobacter baumannii, Klebsiella pneumoniae, Klebsiella pneumoniae ESBL, Escherichia coli ESB”, thuhet në buletinin e IShP-së.

Kujtojmë se pak ditë më parë, IShP njoftoi se në Maqedoni ka mesatarisht 1 mjek për 6.262 fëmijë të moshës 7-19 vjeç. Sipas ISHP-së, aktiviteti për kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe të rinjve të shkollave zhvillohet në 36 lokacione, të gjitha në qytet. Në këtë aktivitet punojnë 43 mjekë dhe 71 punonjës shëndetësorë me formim profesional të lartë dhe të mesëm.

TË FUNDIT
8 orë
Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit
10 orë
Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski
10 orë
Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim
11 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
11 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

ME TE LEXUARA

17 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
11 orë
Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn
21 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
17 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
11 orë
Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së
20 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
17 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
11 orë
Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve
20 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

muhamer pajaziti

Mbi 20 vite nuk e rregulluan statusin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

IMG_7419

Ministria e Kulturës shkarkon Shkodran Tolajn

IMG_0619

Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi

arben taravari

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

blerim bexheti

Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”

INFO

NA NDIQ