Pesë të vdekur dje në aksidente në Kosovë, Policia jep detaje

ina-online
ina-online

17 Shtator, 2023

Pesë persona kanë humbur jetën ditën e shtunë, si pasojë e tri aksidenteve që ndodhën në Podujevë, Pejë dhe Graçanicë.

Policia e Kosovës në raportin e saj njofton se aksidenti në Graçanicë kishte ndodhur rreth orës 16:25, ku një femër ka humbur jetën.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërsa, një vetaksident ka ndodhur rreth orës 21:24 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku dy persona mbetën të vdekur.

“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion”, bën të ditur Policia.

Të shtunën në Ozdrim të Pejës humbën jetën edhe dy këmbësor, të cilët u goditën nga një veturë.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Policia gjithashtu njofton se të shtunën kanë ndodhur edhe 57 aksidente trafiku, ku 20 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 37 tjerë me persona të lënduar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-27-00-23-05-927-edit_com.facebook.katana

Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri: Shuplakë e madhe për Vuçiqin

anton-quni

Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir

milan radoicic radojcic

Grupi i Radojiçiqit ka dhënë deri në 15 mijë euro për djegien e veturave

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

xhipi radojcicic radoicicit kfor

KFOR’i me deklaratë të re: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi në përputhje me prerogativat ligjore

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

velimir bujanec ushtaraku kroat

Ushtaraku kroat: Mesazh shqiptarëve dhe Serbisë

policia kosoves terroristet veri

Reagon gruaja e terr oristit të vrarë : Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

INFO

NA NDIQ