Dy autorët londinez e që janë edhe studiues të çështjes politike të Ballkanit Xhejms Petifer dhe Miranda Vicker, kanë promovuar sot në Universitetin e Tetovës dy librat e tyre që flasin për të kaluarën e Maqedonisë së Veriut, sfidat e saja historike dhe politike, të drejtat e shqiptarëve e deri tek Marrëveshja e Prespës. Fjala është për librat “Liqenet dhe perandoritë në historinë e Maqedonisë” dhe “Çamëria dhe Greqia- e shkuara dhe e tashmja”.
“Rajoni i Prespës është një vend i vogël me ndikim në regjion dhe mund të shihet në shumë kënde. Pikëpamje ime është se pati zgjidhje për shumë probleme themelore në Greqi dhe është me rëndësi që Greqia tani ka një legjislacion modern për të drejtat e minoriteteve, maqedonasit shqiptarët dhe komunitetet tjera që jetojnë atje e që janë sikurse në shumë vende të tjera evropiane. Ky botim pikërisht fokusohet në këtë temë, pra në problemet e Çamërisë si një studim i vogël”, deklaroi Xhejms Pettifer, Autor i librit.