Petkov: Bullgarët e Maqedonisë pjesë e kushtetutës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Janar, 2022

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili sot për negociatat me Maqedoninë e Veriut mbajti fjalim në Parlamentin bullgar, theksoi se fakti që kolegu i tij në Shkup katër nga tetë ditët pasi erdhi në pushtet i kaloi me ministrat bullgarë, flet për dëshirën të përfundojë kontesti me Sofjen. Ai shtoi se “Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në Kushtetutë si edhe Shqiptarët” dhe se më 4 shkurt përgatitet nderim i përbashkët me Maqedoninë e Veriut me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Gove Dellçevit.

Kiril Petkov para deputetëve në kuvendin bullgar theksoi se në të dyja takimet me autoritetet e Maqedonisë së Veriut brenda vetëm një jave, “është arritur përparim i madh në më shumë fusha”, duke e numëruar ekonominë, transportin dhe të drejtat e pakicave. Përsëriti se Komisioni historik punën e kryen mirë dhe nuk do të ketë ndryshime kadrovike në ekipin bullgar, duke mos përmendur zhbllokim eventual të rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut.

KIRIL PETKOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Kovaçevski theksoi se Bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë si Shqiptarët. Për momentin bisedojmë për afatin. Kjo do të jetë fakt dhe Bullgarët në RMV do të kenë të drejta të barabarta. Për më 4 shkurt përgatitemi për nderim të përbashkët të Goce Dellçevit me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij.”

Ishministrja e Punëve të Jashtme, tani deputete e opozitares GERB, Ekaterina Zaharieva, nga foltorja i bëri thirrje ta ulë entuziazmin.

EKATERINA ZAHARIEVA, DEPUTETE, BULLGARI

“Uleni pak entuziazmin, do t’i rrisni shumë pritshmëritë dhe pastaj do të duhet të sqaroni. Kjo është këshillë miqësore. A e dini sa memorandum kemi nënshkruar si këto, mbi 20 herë, ndërsa për Korridorin 8 ky është i treti.”

Petkov mbetet në qëndrimin e tij të mëparshëm se qeveria e tij nuk do ta hapë temën “pakica maqedonase” në Bullgari, duke shtuar se organizata “OMO Ilinden”, e cila ka disa vendime në dobi të saj nga Gjykata në Strazburg, në fakt ësgtë provokim edhe për Kryeministrin e ri në Shkup, Dimitar Kovaçevski./KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Priten tensione në Bosnjë dhe Mal të Zi/ alarmon profesori, doli në shesh skenari i Vuçiqit!

vucic

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

INFO

NA NDIQ