Petkov: Nuk vij me ndonjë aneks të Marrëveshjes, por me gatishmëri për një fillim të ri

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/01/2022

Kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili të martën vjen për vizitë në Shkup theksoi në një intervistë për MIA se nuk sjell asnjë aneks të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, por vjen me një ton konstruktiv dhe gatishmëri për një fillim të ri.

Sipas tij, ky fillim i ri duhet të jetë më dinamik, më praktik, dhe duke u fokusuar në çështjet specifike të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të qytetarëve të të dy vendeve.

“ Jo jo. Unë vij me një ton konstruktiv dhe gatishmëri për të filluar punën së bashku. Unë nuk kam asnjë dokument gati dhe asgjë, sepse të gjitha ato dokumente nuk kanë asnjë pikë, nëse nuk u japim motivim real se duhet ta bëjmë punën. Unë sugjeroj që t’i lëmë dokumentet si hap të dytë dhe të fillojmë së pari, në mënyrë që të ketë diçka për të cilën do të shkruajmë në dokumentin tjetër”, theksoi Petkov në intervistën për MIA.

Sipas tij, detyra është që të bëhet një program, grupet e punës, të fillohet një dialog, të ketë një ndjenjë besimi reciprok dhe të ketë qëllime të mira nga të dyja palët dhe të vendosim synime, të cilat duam t’i arrijmë sa më shpejt.

Bashkëpunimi dhe fqinjësia e mirë, thotë Petkov, duhet të forcojë grupet e interesit në një sferë të caktuar, jo politikanët. Qëllimi i vizitës, shtoi ai, është që të bëhet një program për takimet e atyre grupeve punuese, të cilat do të takohen me secilin një herë në muaj, që do të kenë përparim në të gjitha çështjet.

Në intervistën për MIA-n, Petkov ka folur edhe për forcat destruktive në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, të cilat tentojnë të tërhiqen dhe të punojnë kundër fqinjësisë së mirë. (INA)

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË