Petrovska: Do të ketë përmendore në tri lokacionet për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes

INA
INA

11 Gusht, 2023

Do të ketë përmendore në tri komunat për të cilat kam paraqitur iniciativë dhe këtë do ta bëjë Ministria e Mbrojtjes. Paraqitja e iniciativave është vetëm fillimi dhe jo fundi i procedurës, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska për MIA-n, duke komentuar qëndrimin e Komunës së Zhelinës ndaj letrës së Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesën për ngritjen e përmendores për dhjetë të vrarët në Karpallak 22 vjet më parë. Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se Petrovska duhet të kontaktojë Ndërmarrjen publike të rrugëve shtetërore për ndërtimin e përmendores.

“Kryetari i Komunës së Zhelinës të veprojë sipas iniciativës, e cila është e shkruar në mënyrë të lexueshme dhe të qartë, ku citohen dispozitat e Ligjit nga Ligji për monumentet memoriale dhe përmendoret”, tha Petrovska.

Ajo shtoi se “në kushtet kur ndërtimet e gjysmës së komunës janë ndërtime pa leje, nuk është shumë urtë të më japë këshilla ligjore”.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski se Komuna e Butelit është e gatshme të ndërtojë përmendore për tetë mbrojtësit, thotë se është e lumtur që e ka inkurajuar kryetarin e Butelit pas dy vitesh mandati që “të fillojë të mendojë për një përmendore të tillë dhe e inkurajoj që të veprojë sipas iniciativës së Ministrisë së Mbrojtjes, në vend që të bëjë populizëm nga kjo temë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Dritan Abazovic

Abazoviq tregon pse nuk martohet: Nuk jep askush vajzën, nuk di çfarë të them (VIDEO)

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

edita

Edita Tahiri reagon ashpër pas intervistës së Ramës në “FT”: Të hulumtohet origjina kombëtare e tij

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

INFO

NA NDIQ