Petrovska: Maqedonia e Veriut jep mbështetje për hyrje të Kosovës në NATO (VIDEO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/03/2022

Nëse nga ne si pjesë e NATO-s pritet të kryejmë ndonjë intervenim ushtarak, kjo është e pamundur. Siç dihet, forcat e NATO-s veprojnë në territorin e tyre dhe vetëm në drejtim të mbrojtjes së territorit të aleatëve të NATO-së, keshtu deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në debatin “Click Plus” në TV 21.

“Nuk do të thosha se e kemi lënë vetëm, sepse përmes mekanizmave që i pamë periudhën e fundit i ndërmorën të gjitha masat dhe aktivitetet për ta kundërshtuar agresorin në Ukrainë. Unë mendoj se kemi treguar solidarizim mjaft të madh“, pohoi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ajo thekson se Maqedonia jep mbështetje të plotë për Kosovën, por edhe për vendet e tjera për hyrje në NATO Aleancë.

“Në përgjithësi politika jonë ndaj vendeve të reja që janë anëtare potenciale të Aleancës së NATO-s është parimore – e mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s“, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Por, ministrja Petrovska thotë se së pari vendi duhet të parashtrohet kërkesë për t’u bërë pjesë e NATO-s, të plotësohen kushte të caktuara dhe të kalohet rrugëtimi të cilin e kemi kaluar ne si anëtare e 30-të e barabartë./TV21

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË