Petrovska: Nuk ka kërcënim real për sigurinë në shtet

INA
INA

20/10/2023

Republika e Maqedonisë së Veriut për momentin nuk ka locuar kërcënime për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve. Institucionet, shërbimet, bashkësitë e sigurisë – inteligjencës syhapur i ndjekin ngjarjet në Izrael dhe Ukrainë, shkëmbejnë informacione edhe në nivel kombëtar edhe në kuadër të aleancës në NATO dhe në mënyrë adekuate përgatiten nëse locohet sfidë që të reagohet, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Ohër kur kishte takim me pjesëtarët e shoqatave vullnetare zjarrfikëse në vend.

Ajo theksoi se gjithnjë kur hapet konflikt i ri në botë, ai shkakton probleme të caktuara, çrregullime në funksionimin e vazhdueshëm të shteteve, pavarësisht nëse ai është afër ose larg.

“Sa më shpejtë që përfundojnë veprimet ushtarake, aq më shpejtë mund të ulet në tavolinë dhe të bisedohet për të gjitha problemet të cilat i kanë nxitur konfliktet. E di se shumë nga problemet janë të vështira, shkaqet për ngjarjet janë problematike, megjithatë asgjë nuk është me vlefshme se jeta e njerëzve”, tha ajo, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për situatën e sigurisë në vend dhe rajon në lidhje me konfliktet ushtarake aktuale në Izrael dhe luftën në Ukrainë.

Petrovska tha se nuk e ka të njohur se institucioneve në shtet u ishin dërguar kërkesa për mbrojtje fizike të pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në vend dhe objektet e tyre fetare.

“Koordinimi i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe informacionet që shkëmbehen tregojnë se tani nuk ka asnjë kërcënim, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pjesëtarë të një bashkësie apo ndonjë objekti, por kjo nuk do të thotë që institucionet mbeten vetëm në atë informacion. Ne do t’i përcjellim zhvillimet dhe nëse është e nevojshme dhe tregohet ndonjë kërcënim për sigurinë, jo vetëm hebrenjtë, por çdo qytetar i vendit tonë do të jetë i mbrojtur në mënyrë adekuate”, tha Petrovska.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Artan Grubi Izet Mexhiti

Mexhiti: Artan Grubi po luan kumar me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë

billkasami

Kasami: Ta bëjmë edhe Maqedoninë shtet shqiptar

spital-804x380-696x329

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

ukraine-sulm-2

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

joveski-1-696x464

Fillon procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në Maqedoni

IMG_6887

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

IMG_6886

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, ndërroi jetë vajza e ish-ministrit shqiptar

INFO

NA NDIQ