Petrovska: Të dënuarit e rastit të Kumanovës duhet ta vuajnë dënimin në Maqedoni

Picture of INA
INA

11/05/2023

Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarja e lartë e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska theksoi se të dënuarit për rastin e Kumanovës, duhet që dënimet t’i vuajnë në vend dhe jo të ekstradohen në Kosovë.

Ajo këto komente i bëri në një konferencë për media në Athinë gjatë vizitës së saj në Greqi, përcjell INA.

E pyetur për skenarët e supozuar sipas të cilave të dënuarit e këtij rasti do të transferohen për të vuajtur dënimin në Kosovë, Petrovska u përgjigj:

“Mendoj se duhet të respektohet vendimi i gjykatave të vendit dhe të dënuarit ashtu siç janë dënuar në procedurë gjyqësore, duhet të vuajnë dënimin në burgjet e vendit tonë, aty pra ku është kryer vepra. Dhe nëse ka dyshime për kushtet apo rrethanat në të cilat ata janë duke e vuajtur dënimin, mendoj se është detyrë e secilit prej nesh që të punojmë për tejkalimin e sfidave apo problemeve të tilla që dalin, jo t’i anashkalojmë ato”, theksoi ministrja Petrovska.

Por, ndryshe nga ajo ka theksuar ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga. Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaroi se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për ekstradimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të ekstradimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për rastin e Lagjes së Trimave, u shqiptuan 746 vjet burgim për 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 7 prej të cilëve me burg të përjetshëm. Në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë mbetën të vrarë 10 pjesëtarët të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të policisë.(INA)

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË