Pezullohen fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër

0

Fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër u ndalën të martën pasi zyrtarë të aeroportit thanë se kishin parë shenja të fluturimit të një droni në afërsi të qendrës ajrore më të ngarkuar në Evropë.

“Ne kemi ndaluar fluturimet përderisa kanë filluar hetimet” thanë zyrtarë të aeroportit, transmeton Reuters.

Aeroporti i dytë më i ngarkuar i Londrës, Gatwick, i ndërpreu fluturimet për tre ditë rresht në dhjetor, për shkak të fluturimeve të paautorizuara të dronëve, duke rezultuar në anulimin ose shmangien e rreth 1,000 fluturimeve dhe duke prekur 140,000 pasagjerë.

Ushtria britanike u detyrua të vendoste teknologji ushtarake të paidentifikuar për të ruajtur zonën rreth Gatwick, duke siguruar aeroportin.

Sekretari britanik i Transportit Chris Grayling tha të martën se ushtria po përgatitej për të vendosur të njëjtën pajisje në Heathrow.