Pikë e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u nënshkrua protokolli

ina-online
ina-online

27/07/2023

Në hapësirat e vendkalimit kufitar në Qafë Thanë u nënshkrua protokolli i përbashkët për realizimin e kontrolleve të përbashkëta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“U nënshkrua protokolli i fundit për realizimin e kontrolleve të përbashkëta me Shqipërinë”, njoftoji drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev.

Ai e ka nënshkruar protokollin së bashku me homologun nga Shqipërisë, Genti Gazheli.

“Me nënshkrimin e Protokollit përfunduan edhe përgatitjet e fundit për menaxhimin e one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim menaxhimin më efikas dhe të lehtë të formaliteteve kufitare, më pak kohë për pritje në kufi, gjegjësisht shërbime më cilësore për operatorët ekonomik dhe udhëtarët”, vlerësojnë nga Doganat.

Bogoev gjithashtu vlerësoi që përmes këtij bashkëpunimit do të zvogëlohen aktivitetet ilegale në kufi, ndërkohë do të rritet siguria e qytetarëve.

Ndryshe, premtohet prej vitit 2019. Në fillim të janarit të vitit 2019 u realizua një takim mes ish ministrit të Brendshëm të RMV-së, Oliver Spasovski, dhe homologut të tij shqiptar, Sandër Lleshaj. Në fokus të këtij takimi ishin diskutimet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe policor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

Bujar Osmani

Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

vucic

Vuçiq: Infrastrukturë gazi edhe drejt Maqedonisë së Veriut!

lsdm vmro

Vrasësi dhe vrasjet shfrytëzohen për politikë ditore/ VMRO-ja dhe LSDM-ja vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga njëra-tjetra

INFO

NA NDIQ