Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke

Piratët kanë sulmuar një anije mallrash turke në ujërat e Afrikës Perëndimore dhe kanë rrëmbyer 15 marinarë, ndërsa një e kanë vrarë, kanë thënë zyrtarët të dielën.

Drejtoria Detare e Turqisë tha se ekuipazhi fillimisht e kishin mbyllur veten në një zonë të sigurt, por piratët hynë me forcë pas gjashtë orësh. Gjatë përplasjes mes tyre, një anëtar i ekuipazhit vdiq.

Pasi rrëmbyen pjesëtarët e ekuipazhit, piratët u larguan nga anija në Gjirin e Guinesë me tre marinarë në bord, transmeton AP.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur dy herë me oficerin i cili ka mbetur në anije. Presidenca turke përmes një postimi në Twitter ka lëshuar urdhër që të rikthehen pjestëarët e ekuipazhit që janë rrëmbyer.