Pirlo: Dybala nuk ka nevojë për operim

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, konfirmoi se Paulo Dybala nuk ka nevojë për operacion, ndërsa do të punohet që ai të jetë sa më shpejtë në dispozicion.

Sulmuesi bianconerëve udhëtoi për në Barcelonë për një konsultë me kirurgun e gjurit Ramon Cugat dhe Pirlo thanë se lojtari nuk do të ketë ndërhyrje.

Dybala ka gjashtë javë jashtë fushave dhe “Zonja e Vjetër” e do sa më shpejtë në fushë.

“Për Paulon, ne vlerësojmë zgjidhjen më të mirë. Duam që ai të jetë në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Dybala nuk është në rrezik për operacion. Ai kishte një konsultë dhe tani do të shohim se cili do të jetë trajtimi më i mirë”.

“Koha e rikuperimit të Dybala është zgjatur për fat të keq dhe ne nuk kemi qenë në gjendje ta kthejmë”, ka thënë Pirlo në konferencë për media përpara ndeshjes kundër Hellas Verona në Serie A.

Dybala nuk ka luajtur që nga fitorja 3-1 ndaj Sassuolo më 10 janar.