Pirlo thotë se ia ka bërë me dije Ronaldos, do ta zëvendësojë dhe do ta lërë në stol

0

Cristiano Ronaldo e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e tretë me Juventusin në Serie A.

Ai shënoi në fitoren 3-0 të ‘Zonjës së Vjetër’ në shtëpi kundër Sampdorias, ndeshja e parë në stolin e Juventusit për Andrea Pirlon.

Ronaldo tregoi edhe njëherë se pavarësisht moshës, 35-vjeçar, ndjen se është i gatshëm të zbresë gjithmonë në fushë.

Megjithatë, duke parë se sezoni është i gjatë dhe do të ketë shumë ndeshje, Pirlo ka paralajmëruar se kohë pas kohe CR7 do të zëvendësohet dhe do të lihet edhe në stol, mënyra më e mira për ta ruajtur atë dhe për ta pasur gjithmonë të freskët.

“Me Ronaldon kemi folur se si duhet të veprojmë. Tani nuk është i lodhur, por kur do të arrijnë ndeshje më pak të rëndësishme dhe që mendojmë se mund t’ia dalim, do ta pushojmë atë. Ai është inteligjent dhe e njeh shumë mirë trupin e tij, e di se kur duhet të pushojë”, u shpreh Pirlo. /Gazeta Express/