Piruetat e Ramës dhe poshtërimi i mbrojtësve mediatikë

Picture of INA
INA

08/07/2023

Armand Shkullaku

Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga vetë Edi Rama, i ka zënë në befasi dhe i kanë vënë jo pak në siklet propaganduesit mediatikë të kryeministrit. Të gjithë ata që për tri vite me radhë lartësuan këtë projekt, që godisnin cilindo që i kundërvihej e në veçanti udhëheqësit e Kosovës, që vinin SHBA si garantuese të projektit që lindi në Beograd, që kritikonin Procesin e Berlinit e madje dhe vetë kancelaren Merkel, tani u duhet të fusin bishtin ndër shalë. Lideri maksimal e braktisi “projektin e madh strategjik” dhe tashmë figurinat e tij mediatike duhet të stisin një fabul të re.

Dhe vërtet nuk ka gjë më të sikletshme, se sa të jesh i detyruar të mbështesësh nismat dhe strategjitë e Edi Ramës, të cilat zakonisht çojnë në dështim. Bilbilët e Ramës ia nisën avazit, sipas versionit kërcen prifti nga belaja, se medemek Open Ballkan e kishte përmbushur misionin e tij. Këtë nuk e paskëshin kuptuar më parë, por vetëm atëherë kur e deklaroi dirigjenti i tyre. Pastaj zbuluan se Procesi i Berlinit po përparuaka, falë presionit të liderit global dhe, në fabulën e re, ky i fundit do i prijë tashmë nismës europiane. Furçat për t’i dhënë ustait të tyre ngjyrat e flamurtarit euro- atlantik, që po nis një tur historik ballkanik, po lëvizin lart e poshtë. Deri në “misionin e radhës”.

Tradicionalisht, lakejtë e qeverive janë të dënuar të zhyten në inkoherencë, propagandë dhe zhvlerësim të qëndrimeve të tyre. Janë, sepse këto qëndrime nuk burojnë nga faktet, bindjet apo analizat e ftohta, por nga tezat që iu servir pushteti, ngushtësisht për interesat e tij. Por të mbështesësh mediatikisht qëndrimet e Edi Ramës, është dyfish e dhimbshme, deri në poshtërim.

Ajo çka po ndodh me kapërcimin e paturp nga Ballkani i Hapur në Procesin e Berlinit, është vetëm episodi i fundit i serialit të dhimbshëm mediatik. Të gjithë e kujtojmë se me çfarë pasioni e “argumentash” u mbrojt teza, e servirur nën tryezë, e shkëmbimit të territoreve, ndarjes së Kosovës, si e vetmja alternatië që do të sillte paqen në rajon e do t’i hapte rrugë bashkimit kombëtar. Atëbotë u përdorën përsëri togfjalëshat se ky proces nuk do kishte kthim pas, se atë e mbështeste Amerika dhe liderë të njohur botërorë, se ky shkëmbim ishte opsioni i vetëm për të zgjidhur konfliktin shqiptaro- serb.

Pa iu tharë pështyma e propagandës për projektin e shteteve me popullsi e mure të qarta etnike, propaganduesit e Ramës u detyruan të dalin të mbrojnë idenë e një rajoni të hapur, multietnik, ku njerëzit e mallrat do lëviznin lirshëm. Ballkani i Hapur, paçka se Serbia nuk e njihte Kosovën si shtet me të drejta të barabarta, filloi të përshkruhej si një histori suksesi e prosperiteti. Me takime e samite, me shifra entuziaste ekonomike, një formulë gjeniale që kishte lënë në bisht Procesin e Berlinit që drejtohej nga një lidership europian, i lodhur dhe burokratik.

Tani erdhi radha, që t’i vihet kryqi Open Ballkanit dhe me të njëjtën logore propagandistike, të lartësohet Procesi i Berlinit, sigurisht me flamurtar vetë liderin global që ka marrë përsipër të ndriçojë rajonin. Po, po. Me të njëjtin lider që mbështeti shkëmbimin e territoreve e, që më pas, u bë zëdhënës i Open Ballkan. Hall më të madh nuk mund të ketë.

Kjo është vetëm një pjesë, nëse mund ta quajmë e politikës së jashtme, ku Edi Rama ua ka ulur kokën pandërprerë propaganduesve të vetë mediatikë, pa përmendur lajthitjet për pajtimin e Greqisë me Turqinë, kryesimin e Natos, zgjidhjen e krizës në Bjellorusi e plot bllofe të tjera. Por nëse i hyn pastaj dhe politikës brenda vendin, figurinat mediatike të kryeministrit kanë provuar jo pak dhimbje profesionale.

Ai i ka detyruar ata një kohë të sulmojnë Lulzim Bashën, deri edhe spiun të Serbisë, kundër luftëtarëve të UÇK e më pas ta paraqesin atë si një lider euro- atltantik, i denjë për të udhëhequr opozitën e për të qenë kryeministër. I ka bërë ta kapërdijnë integritetin profesional, herë duke e lavdëruar e herë duke e copëtuar Ilir Metën, sipas aleancave që ai vendoste të bënte të. Rama i ka çuar deri aty sa të merrnin seriozisht opozitën e “kërpëratave”, të ngrinin e të ulnin brenda një nate këdo që dilte kundër Berishës e më pas rreshtohej krah tij. Madje tani që pazari ka rënë disi, propaganda ka nisur të merret edhe me ata që refuzojnë Bashën, paçka se deri dje ishin “heronjtë atlantistë” kundër “non gratës”.

Por, nëse në pazarin tonë këtu, shërbimet mediatike ndaj kryeministrit janë inflacioniste, ato shkëlqejnë kur rreken të argumentojnë e të na bindin për “gjenialitetin” e tij si lider rajonal e global. Duhet të jetë vërtetë e dhimbshme profesionalisht, të detyrohesh të mbrosh diçka që ta servirin si sukses, pavarësisht dështimeve të radhës. Por ndoshta Edi Rama e ka aftësinë që edhe poshtërimin të ta bëjë të ëmbël e dhimbjen kalimtare.

TË FUNDIT
2 ditë
Arben Taravari dhe UÇK-ja
4 ditë
Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria
4 ditë
Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut
6 ditë
Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!
1 javë
Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

rufi osmani

Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

regjistrimi popullsise shqiperia popullsi

Regjistrimi 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal të manipulimit antishqiptar të regjistrimit 2011

enver hasani

Për Kadarenë, pak më ndryshe !

Vullnet Poshka

Përballja e parë Biden-Trump, Amerikanët nën ethet e zgjedhjeve

ejup berisha

Kryeministri i parë shqiptar nuk e meritoi as epitetin e një eprori të ndonjë organi protokolar administrativ qeveritar e lëre më historik

INFO

NA NDIQ