Fillon pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Shqipërisë dhe Polonisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.
Pas 45’ minutave lojë dhe tetë sosh shtesë, të zhvilluara në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Shqipëria po avancon 1:0 ndaj Polonisë, raporton KosovaPress.
Një super gol nga Jasir Asani bëri ndryshimin deri tani në këtë ndeshje, ku 28 vjeçari kaloi Shqipërinë në epërsi prej 1:0 në minutën e 37’.
Polonia arriti të shënonte përmes Jakub Kiwior, por që goli i mbrojtësit të Arsenalit u anulua në minutën e 21’ për shkak të pozitës jashtë loje. Pjesa e parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.