Pjesa më e madhe e Moldavisë pa energji pas sulmeve ruse në Ukrainë

Sulmet me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në gjysmën e Moldavisë fqinje.

“Errësirë ​​masive në Moldavi pas sulmit të sotëm rus në infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, tha Andrei Spinu, Ministër i Infrastrukturës, në Twitter.

Deri më tani energjia është rikthyer në kryeqytetin Kishinau, rreth orës 15:35.

Ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan gjithashtu në rajonin separatist të Transdniestrisë, të mbështetur nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmeve të fundit ruse në infrastrukturën gjeneruese të energjisë në të gjithë Ukrainën.

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB që të kërkojë një takim urgjent të KS të OKB-së pas sulmeve të sotme ruse. Vrasja e civilëve, rrënimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve, “tha ai në Twitter .

Të paktën katër persona u vranë në Kiev në sulmet e së mërkurës, sipas zyrtarëve .