Pjesë e huliganëve, edhe policët maqedonas!

0

Faktin se një pjesë e dhunuesve të 27 prillit kanë qenë pjesë e strukturave të MPB-së, e vërtetoi edhe deputeti turk Enes Ibrahim, i cili të enjten në cilësinë e dëshmitarit tha se në afërsi të zyrave ku ishin strehuar kishin qëndruar disa dhunues, për të cilët policia më pas kishte thë­në se janë kolegë të tyre

Omer XHAFERI

Shkup, 13 shtator – Listës së gjatë të dëshmitarëve në rastin e 27 prilli, pas kryeministrit Zoran Zaev, deputetit Muhamed Zekiri, të enjten iu shtua edhe deputeti turk Enes Ibrahim. Kërcënimet nga turma e dhunshme e 27 prillit sipas dëshmisë së dëshmitarit Ibrahim, kryesisht kanë qenë në bazë etnike. Pas rrahjes dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i kishte marrë nga tre sulmuesit, ai tha se i njeh personat në fjalë. Megjithatë pasi kishte ardhur në vetëdije dhe ishte ngritur për deputeti Enes Ibrahim në një largësi prej disa metrave nga vendi ku ishte rrahur kishte parë të akuzuarin Munir Pepiq, ish pjesëtar i Agjensionit për Zbulim. “Gjatë kaosit që mbizotëroi atë ditë truma e dhunshme pasi përfundoi me rrahjen e deputetit Pavle Bogoevski, ato ishin tejet të interesuar për të kapur deputet Muhamed Zekiri dhe Frosina Remenska. Ndërkohë, atë ditë një djalë mu afrua afër dhe më kërcënoi se ‘as Erdogani nuk do të shpëtoj’, gjegjësisht kur u nisa për të banjo të pastrohem ato filluan të bërtasin ‘Turku po ikë’”, tha deputeti Ibrahim. Të shpërndarë nëpër zyra të ndryshme, deputeti Enes Ibrahim ditën e 27 prillit për ti ikur rrezikut për jetë ishte strehuar në bodrumin e Kuvendi, nga ku policia i kishte evakuuar në zyrën e deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorcev. Faktin se një pjesë e dhunuesve të 27 prillit kanë qenë pjesë e strukturave të MPB-së, e vërtetoi edhe deputeti turk Enes Ibrahim, i cili të enjten në cilësinë e dëshmitarit tha se në afërsi të zyrave ku ishin strehuar kishin qëndruar disa dhunues, për të cilët policia më pas kishte thënë se janë kolegë të tyre. Në procesin gjyqësor për ngjarjet e dhunshme në Kuvend nga Prokuroria për krim të organizuar janë të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “terrorizëm” dhe dy për veprën penale “ndihmë”. Element tjetër që e karakterizon këtë proces gjyqësor është “rreptësia” e gjykatëses Dobrilla Kacarska, e cila deri më sot në seancat gjyqësor nuk ka lejuar që të akuzuarit të reagojnë apo të flasin mes vete. Ndryshe, mediat në gjuhën raportojnë detaje nga rrëfimi i dëshmitarit të koduar në rastin e 27 prillit. Sipas tyre pasi kishin përfunduar ngjarjet e 27 prillit, grupi që ka ndërhyrë në Kuvend, që tani është në bankën e të akuzuarve për këtë rast ka pasur takim edhe me Mitko Çavkov, ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike. Ata kanë qenë të hidhëruar me të, për shkak se ai ka qenë njeriu që drejtpërdrejt i ka organizuar për ngjarjen në Kuvend. Gjithashtu thuhet se turma e dhunshme ka qenë e hidhëruar edhe me Nikolla Gruevskin, për shkak se ai kishte organizuar, ndërsa Çavkov vepronte sipas urdhrave të tij. Ata ishin të hidhëruar sepse Gruevski natën kur doli në televizion dhe u distancua nga të gjithë dhe ngjarja. Mbase procesin gjyqësor për 27 prillin krahas gazetarëve e monitorojnë një numër i caktuar i përfaqësueseve nga sektori civil, thuhet se aktakuza për lëndë gjithsesi se duhet të rikualifikohet. Ndërkohë opinioni shqiptar vazhdon të mos e ketë të qartë rolin dhe akuzën kundër Feta Alimit, sigurimi të Kuvendit, i cili ndryshe njihet si shpëtimtar i kreut të Aleancës për Shqiptar, Ziadin Sela. Në aktuzën e Prokurorisë për krim të organizuar thuhet se Alimi ua ka thënë çelësat e dyerve deputetëve tjerë. Megjithatë një dilemë e tille pritet të sqarohet në procesin e mëtutjeshëm gjyqësor, respektivisht të vërtetohet apo refuzohet aktakuza për “terrorizëm” për të cilën Alimi për momentin gjykohet.(koha.mk)