Plagosën një shtetas nga Maqedonia dhe një kosovar…

Jihat Ismailat (43, majtas) dhe Sami Abdelkarim (40), të dy nga Bochumi i Gjermanisë, dyshohet se në Essen kanë sulmuar dy persona në një veturë në Essen

Në mbrëmje, disa persona të maskuar sulmuan një veturë në një kryqëzim në Essen, duke goditur furgonin Hyundai dhe dy pasagjerët e tij me gjësende. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut (43) në veturë pësoi lëndime serioze në kokë, bashkudhëtari i tij (28) nga Kosova kaloi me lëndime të lehta.

Më shumë se dy muaj pas sulmit misterioz të 12 prillit 2021, policia tani me fotografi po kërkon dy të dyshuar nga Bochumi. Ndaj tyre tani ka urdhërarrest:

Jihat Ismailat (43), shtetësi e paqartë, 1.81 m i gjatë, flokë të zeza, sy kafe, figurë atlete.
Abd Sami Abdelkarim (40), shtetas gjerman, gjithashtu 1.81 m i gjatë, me sy të zezë dhe kafe.

Policia paralajmëron: “Në asnjë rrethanë nuk duhet të flisni me ata që po kërkohen, informon Shtegu. Nuk mund të përjashtohet që ata të reagojnë me dhunë”. Dëshmitarët duhet të telefonojnë menjëherë numrin e urgjencës 110.

Një skuadër për krime po heton për tentativë vrasjeje. Për arsye taktike, hetuesit nuk kanë publikuar ende ndonjë informacion të mëtejshëm në lidhje me rrjedhën e krimit.

Sipas mediave gjermane, autorët e krimit ishin të armatosur me shkopa bejsbolli. Njëri prej sulmuesve thuhet se ka nxjerrë një pistoletë dhe ka shtënë.