Plagoset me armë zjarri një person në veri të Mitrovicës

0

Një person është plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut.

Ai tha se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Sonte rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri, një person rreth moshës 23 vjeçare”

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihen arsyet e sulmit”, tha Hoti për klankosova.tv