Plagoset rëndë një person në “baushtellë”, arrestohet kosovari 50-vjeçar

0

Një person është plagosur rëndë të enjten, gjatë një mosmarrëveshje në një kantier në Biberist të Zvicrës. Gjatë hetimit, një person është arrestuar, informon Shtegu.com.

Në orën 12.30 në mesditë, qendra e alarmit e policisë së Kantonit Solothurn mori një mesazh se dy burra ishin grindur në një kantier ndërtimi në Biberist. Kur arriti policia, në vendngjarje ishte vetëm njëri nga personat e përfshirë në zënkë. Ai kishte disa lëndime, prandaj u desh të dërgohet në spital.

Pas një hetimi, autori i dyshuar u ndalua menjëherë nga policia. “50-vjeçari kosovar u arrestua përkohësisht”, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane.