Plagoset rëndë një shqiptar në Gjermani

0

Në ëuppertal Gathe në Gjermani, ka ndodhur një sulm me armë zjarri, me ç`rast është plagosur rëndë një person. Dyshohet se sulmuesit kanë hapur zjarr nga një veturë dhe ata janë ende në arrati.

Siç ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Simone Mellin, të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 të dielën, më 28 prill 1919, në ëuppertal Gathe, informon Shtegu.com. Me këtë rast, nga vetura e tyre, autorët e panjohur kishin shtënë në një person 36-vjeçar nga Shqipëria.

I plagosuri tani është nën trajtim mjekësor. Deri më tani nuk është dhënë asnjë informatë për gjendjen e tij shëndetësore.

Sulmuesit janë arratisur nga vendngjarja, në drejtim të panjohur. Hetuesit mjeko-ligjorë kanëmundur të sigurojnë gjurmët dhe një armë zjarri me disa gëzhoja fishekësh. Në ndërkohë, një komision për krime të rënda i ka filluar hetimet.