Plagosja e zyrtarit të BDI në Kumanovë, MPB dhe Prokuroria me detaje

Picture of Ina Online
Ina Online

07/10/2025

Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, funksionar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës, përcjell INA.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të veturës së Shainit. Si pasojë, ai ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Z.Sh nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Kumanovës ka konfirmuar se dy prokurorë publikë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur gjurmë dhe prova materiale.

“Lidhur me incidentin në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po verifikohen të gjitha rrethanat”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autorët e sulmit janë ende në arrati.(INA)

TË FUNDIT

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Sela sinjalizoi se është larguar nga AKI: Koalicionin e deridjeshëm e lëmë të lirë, ASH do të merret me vetveten

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË