Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 26-vjeçari qëllohet në këmbë

0

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te ish-stadiumi “Dinamo”. I plagosur ka mbetur një 26 vjeçar.

Ai është transportuar në spital dhe mësohet se është qëlluar në këmbë.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të plagosjes si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.