Plaku 69-vjeçar nga Maqedonia e Veriut mbeti rrugëve të Francës, por ende ka njerëz të mirë

0

I humbur në mes të Limoges në Francë dhe Maqedonisë së Veriut, një plak verimaqedonas është shpëtuar falë një bukëpjekëseje nga Puteaux.

Një plak verimaqedonas 69-vjeçar, i cili po kthehej nga një qëndrim tek vajza e tij në Limoges, u gjend në rrugë, në rajonin e Parisit, pasi ia kishin vjedhur paratë, dokumentet dhe celularin. Një banore e Puteaux, ku ai gjendej, i mori gjërat përsipër për ta familjen e tij dhe për ta shpëtuar, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Verimaqedonasi i moshuar 69-vjeçar, u gjend në rrugë ndërmjet fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe përkundër komunikimit të vështirë me të moshuarin që nuk e fliste asnjë fjalë të gjuhës frenge, një bukëpjekëse nga Puteaux, që u trondit nga prania e pazakontë e këtij personi në rrugë, bëri çmos që të kontaktojë të afërmit e tij, shkruan “20 Minutes”-i francez, përcjell Shtegu.com.
E kontaktuar nga “France Bleu Limousin”, bukëpjekësja e “Rose de Puteaux”, Sondes Jerou, e ka konfirmuar këtë histori të bukur, duke deklaruar se ajo nuk ishte e vetmuar në këtë lagje të Puteaux, që i kishte ardhur në ndihmë për disa ditë, plakut 69 vjeçar, përcjell Shtegu.com. Por, ishte ajo që filloi kërkimet përmes rrjeteve sociale, për të gjetur të afërmit.

“Unë fillova kërkimin tim me një mesazh në Facebook, por nuk funksionoi”, thotë Sondes Jerou, e cila të moshuarin e luste “me këmbë e me duar” që në një hartë të botës t`i tregonte se nga cili vend është, pastaj qytetin prej nga kishte ardhur, përcjell Shtegu.com . “Më pas dërgova një mesazh, sidomos tek banorët e Manastirit” (qytet në juperdëndim të Maqedonisë së Veriut) “dhe atje kontaktova me një të afërm të tij i cili më thirri, duke më thënë se kishte dy javë që po e kërkonin”.

Sipas këtij të afërmi, plaku “kishte ardhur tek vajza e tij në Limoges dhe kur po kthehej në Maqedoninë e Veriut, për të fluturuar nga Beauvais për në Shkup, ai u humb”. Duhet cekur se atij “ia kishin vjedhur pasaportën, të gjitha dokumentet e tij, paratë, telefonin … ai kishte nevojë për ndihmë”, thotë Sondes Jerou, nënë e katër fëmijëve, që refuzon çdo formë lavdie për angazhimin e saj. “Është mënyra ime e jetesës”, vazhdon ajo, “dua të jap një shembull për fëmijët e mi, për të treguar se kemi nevojë për ndihmë, edhe nëse kemi pak të holla”. Të pastrehët bëhen të pastrehë, pasi ne nuk i ndihmojmë ata. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, nuk duhet të kemi frikë nga njerëzit”, përfundon bëmirësja franceze./Shtegu.com