Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

INA
INA

08/12/2023

Daut Dauti

Para disa ditësh gazeta izraelite ‘Haaretz’ botoi një artikull që kishte të bëjë me planin e vitit 1935 të gazetarit britanik, Leo Elton, i cili ka qenë një cionist i njohur, për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri. Artikulli u bart edhe në mediat shqiptare me interpretim se asgjë nuk kishte ndodhur përtej kësaj iniciative.
Në fakt kanë ndodhur më shumë tentativa që ky plan të jetësohet duke u munduar që të përfshihet edhe shteti britanik. Owen Pearson në librin e tij për historinë e Shqipërisë (vëllimi 2) ka dhënë detaje për këto iniciativa që kanë ndodhur gjatë luftës në Londër. Libri është i bazuar në literaturë të gjërë, artikuj të gazetave dhe materialeve arkivore.
Pearson shkruan se me 20 maj 1943 një aktivist cionist i nënshkruar me inicialet L. E., që tashti dihet se është Leo Elton, ka dorëzuar një Memorandum në ‘Foreign Office’ (ministria e jashtme britanike). Memorandumi paraqet një raportim që L. E. kishte nga takimi me Sotir Martinin, i cili në Londër vepronte si ministër i mbretit Zog. Mes tjerash L. E. shkruan:
“Kur do të kthehemi në Shqipëri, ne dëshirojmë ta kemi kryeqytetin tonë dhe ne nuk do ta pranojmë ndonjë kryeqytet nga Italia, Jugosllavia apo Greqia. Ne dëshirojmë që ky [kryeqyteti] të jetë internacional sepse hebrenjtë janë internacionalë. Ne atje kemi shumë tokë që është e shtetit dhe ka shumë tokë për një numër të madh të kolonëve hebrenj. Poashtu kemi shumë male. Ka mundësi për të krijuar industri. Kemi pasuri minerale. Ne e dijmë se kemi edhe naftë. Kur do të shjkojmë atje, ne e dijmë se do të jemi të sigurt: nuk do të ketë më kërcënim nga italianët. Vendi ynë ka 1 milion banorë, por ka vend edhe për 5 milionë tjerë… Ne duam ndihmës. Atje ka mundësi për hebrenjtë.”
Më vonë, me datën 5 korrik 1943, një përfaqësues i ‘Jewish Board of Deputies’, i quajtur Brotman, i cili ka qenë edhe drejtor i ‘Anglo-Jewish Committee’, është takuar me mbretin Zog. Zogu kishte premtuar:
“Ne do të jemi të gatshëm që t’i japim 150 000 hektarë tokë në disponim për hebrenjtë, ku ata do t’i vendosin 50 000 familje hebreje, dmth përafërsisht 200 000 hebrenj. Atyre do t’u jepen të gjitha të drejtat qytetare”.
Pastaj, Brotman iu drejtua ‘Foreign Office-it’ për ta pyetur nëse kjo ofertë e mbretit Zog mund të merrej seriozisht? Përgjigjja e ‘Foreign Office-it’ ishte se mbreti Zog nuk e kishte të sigurt kthimin në Shqipëri. Britanikët në fakt as që e njihnin Zogun si monark legjitim. Me fjalë tjera, as britanikëve nuk u interesoi ky plan pasi që ishte e qartë se në Shqipëri gjendja deri në përfundim të luftës do të ndryshonte aq shumë sa që planet e këtilla ishin të kota.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

blerim shala

Kërcënimet e tërthorta të Serbisë për Kosovën

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

edison ypi

Katibim

skender-asani

Idetë e mëdha në thelb kanë kauza mirëkuptimi

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

INFO

NA NDIQ