Plani amerikan i ferrit kundër Serbisë

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/02/2022

Mediat serbe shkruajnë se, Amerika ka treguar se mund të shpikë rregulla të reja dhe të injorohen ato të vjetrat, nëse vlerësojnë se pranimi i Kosovës është në interesin e tyre, ata do të realizojnë atë plan.

Se pranimi i Kosovës nuk është supozim, por rrezik serioz, opinionin për kontestin e tregimit për presionet në rritje ndaj Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka lajmëruar presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duke shprehur frikën se dikujt mund të i bie ndërmend që Kosovën ta hedhin në NATO dhe të na detyrojnë të pranojmë si fakt të kryer, përcjell Bota Sot.

A është ky opsion në strategji të politikës së jashtme amerikane dhe si do duhej Serbia të përgjigjej në këtë sfidë? Fuqitë perëndimore kanë dëshmuar se kur ata caktojnë një qëllim, nuk ju intereson parimi, shprehet analisti politik Aleksandar Paviç për “Sputnjik”.

Por ai sheh problem në realizimin e saj, pasi në NATO nuk pranohet askush pa miratimin e të gjithë anëtarëve, por në NATO janë 4 vende që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe nëse ndryshojnë qëndrimet do përballen me pakënaqësi në opinion vendor.

“Me votimin që Kosova të bëhet anëtare e NATO-së Spanja do jepte pranimin të precedent të rrezikshëm të hapjes së dyerve të Katalonisë për ambicie ndarëse. Edhe anëtarët tjerë që nuk njohin Kosovën do përballeshin me gjykimin e opinionit. A do të pajtohet Hungaria pasi ajo tenton të dal nga ndjekja që perëndimi i bënë Rusisë edhe Kinës. Shkurt ShBA mund të realizojnë qëllimin që kanë por kjo do të hap shumë fronte dhe probleme me pasoja të paparashikueshme”, thotë Paviç.

Paviç tërheq vërejtjen se pranimi i Kosovës në NATO mund të realizohet edhe në mënyrë të “padhembshme” nëse Shqipëria e anekson Kosovën dhe shpall Shqipërinë Natyrale.

“Njësitet ushtarake shqiptare veç kanë hyr në territorin e Kosovës, ndërsa tash në Shqipëri ndodhet edhe shtabi special i forcave amerikane. Nëse Shqipëria me dhunë dhe pa të drejtë anekson Kosovën, pranimi i Kosovës në NATO nuk do varet nga Parlamenti i shteteve anëtare që mund të shpreh mos dëgjueshmëri , apo për shkak të rrethanave të brendshme, mosgatishmëri në këtë hap, por mundësi ka shumë”.

Paviç tregon edhe faktin se ShBA nëse duan që ta shfrytëzojnë territorin e Kosovës si territor të NATO-së mund ta trajtojnë si anëtar joformal.

Në rrethanat kur Serbia nuk dëshiron të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kur mes Kosovës edhe OKB-së qëndron vetoja ruse edhe kineze, ShBA konsideron historiani Sasha Adamoviç, mendon për veprimet alternative. Në këtë dritë, duhet vëzhguar edhe mënyrat si Kosova të bëhet pjesë e strukturave tjera si UNESCO apo e Këshillit të Evropës.

“Realizimi i pranimit të Kosovës në NATO nuk do të jetë i lehtë edhe pse mendohet se më lehtë binden Spanja e Rumania të pranojnë Kosovën se Rusia e Kina. Pranimi i Kosovës në NATO do thyente standardet e vetë NATO-së që thonë se shtetet që kanë konteste territoriale me shtetet fqinje nuk janë të mirëseardhura. Nëse ShBA insistojnë në vendimin që me forcë dhe përtej logjikës politike të pranojnë Kosovën në NATO, është i pashmangshëm destabilizimi në nivelin global”, thotë Adamoviç.

Në perspektivë, ai pret që Kosova mund t’ia bëjë Serbisë disa lëshime simbolike ashtu që të bëjë për vete anëtaret e NATO-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës ta pranojnë atë. Prandaj në muajt në vazhdim duhet të jemi të kujdesshëm.

Kundërmasat që Serbia do duhet të ndërmerrte, konsideron Paviç duhet të jenë në planin global dhe në koordinim me aleatët në radhë të parë Kinën edhe Rusinë./BotaSot

TË FUNDIT

Ibrahimi: E zgjidhëm problemin 40-vjeçar të Medresesë “Isa Beu”

Mexhiti: Miratimi i ligjit për Medresenë “Isa Beu” është fitore për arsimin dhe identitetin tonë

Takim në Tetovë mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe veprimtarit shqiptar nga SHBA, Bruno Ceka

BDI: Fushata e VLEN-it për lojërat e fatit është mashtrim publik

ASH: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Milanoviq pa dorashka: “Shantazhi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është çështje e brendshme!”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË