Pas ministrave të BDI-së, do të dorëhiqen edhe ministra të tjerë, cili është plani?

ina-online
ina-online

9 Gusht, 2023

Qeveria po vijon strategjinë e saj përmes presioneve ndaj opozitës para ndryshimeve kushtetuese. Duke ndjekur shembullin e BDI-së, dorëheqje me kusht pritet të japin edhe ministra të tjerë në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit.

Sipas informacioneve të TV 24, pesë ministra nga LSDM deri te kryeministri Kovaçevski do të dorëzojnë dorëheqje të kushtëzuara, që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të bëhet pjesë e një Qeverie pa BDI-në, ashtu siç ishte një nga kushtet e saj.

Mirëpo, ende nuk dihet se cilat poste ministrore LSDM ia ofron kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nuk ka të dhëna nëse në mesin e tyre do të jetë edhe posti i kryeministrit, të cilin Kovaçevski e ka ofruar tashmë një herë.

Ndërkohë, deri tani opozita nuk dihet se a do të ndryshojë mendje deri më 18 gusht, kur fillon seanca parlamentare për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, raporton TV24.

E ndërsa Kovaçevski dhe Ahmeti po kërkojnë një mënyrë për të arritur 80 votat që nuk i kanë, shumica tashmë është një hap përpara. Ata kanë shkruar të ashtuquajturin Manifest për negociatat me BE-në.

Dokumenti është promovuar nga LSDM, BDI dhe partitë e tjera dhe përmes tij kërkojnë bashkimin e të gjitha partive parlamentare rreth procesit të integrimit evropian.

Por, VMRO-DPMNE në këtë dokument nuk sheh tentativë për bashkim, por një hap me të cilin qeveria edhe një herë humb mundësinë e konsensusit për amendamentet kushtetuese.

Edhe pse plani i qeverisë ishte që ndryshimet kushtetuese të votoheshin deri në fund të nëntorit, kur përfundon procesi i shqyrtimit, qeveria po ndryshon retorikën. Sipas Kovaçevskit, nuk ka afat kur bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse për seancën e dytë ndërqeveritare, BE-ja do të presë këtë lëvizje të Maqedonisë. Por ndërkohë, kjo do të thotë se vendi mbetet pas Shqipërisë, e cila pas procesit të skriningut hap grupet pa kushte shtesë që ka Maqedonia me propozimin francez.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

INFO

NA NDIQ