Plani grek, gati marrëveshja me katër pika për Maqedoninë

0

Propozimet për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë dhe masa për agjendë pozitive – këto janë katër pikat e draft marrëveshjes që e përgatit Greqia për në mesin e shkurtit dhe që do t’ia dorëzojë Maqedonisë, konfirmoi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.

Sipas Koxias, marrëveshja ende është në fazën e formulimit, fillimisht do të duhet të prezantohet në Qeverinë e Greqisë, ndërkaq më pas edhe në atë të Maqedonisë. Nëse e njëjta pranohet do të paraqesë bazë për zgjidhje ne problemit me emrin, ndërkaq duhet që të marrë dritë jeshile nga parlamentet e të dyja vendeve dhe njëkohësisht do ta hapë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Në këtë marrëveshje do të kyçen të gjitha temat që janë hapur në lidhje me emrin. Veçmas kapitulli për irredentizmin, por edhe për temat që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit, të integrimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe agjendës pozitive, dhe mënyrën se si mund të zhvillohen marrëdhëniet tona”, ka dhënë Koxias, duke sqaruar se pala greke ende e përgatit draft marrëveshjen, ndërkaq pritet që nga mesi i muajit tjetër t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë.