Plani LSDM – BDI për ta mbajtur pushtetin, ja kombinimet me deputetët?!

LSDM dhe BDI po bëjnë përpjekje në anën tjetër që në rast të dështimit të mocionit votëbesimit të Qeverisë, të ketë riformatim të shumicës së tyre parlamentare.

Një burim i afërt me socialdemokratët e Zoran Zaevit thotë për INA se do shihet se si do jetë votimi të enjten dhe më pas pason plani për rikonfigurim.

Sipas tij, plani është një shumicë prej 43 deputetëve të LSDM pa Lëvizjen BESA, 15 deputetët e BDI, 1 deputet i PDSH dhe 1 deputeti i Alternativës Zejd Rexhepi. Këto numra përbëjnë 60 deputetë, ndërsa siç po spekulohet nga i njejti burim synohet edhe një deputet nga kampi politik shqiptar.

Por, megjithatë nga LSDM thonë për INA se presin të enjten dhe se nga atje besojnë se do dështoj plani i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.(INA)