Plani po funksionon? Angli, ministri i emigracionit: Shqiptarët, rënie 90%!

ina-online
ina-online

7 Shtator, 2023

Në një pohim triumfues, si për të treguar se politikat e tyre po japin rezultat, ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, deklaroi përpara parlamentit se që nga marrëveshja që Londra arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë.

Sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90% të shqiptarëve që arrijnë tashmë në Britaninë e madhe në mënyrë të paligjshme. Deri më tani, gjatë këtij viti janë kthyer 12.600 klandestinë, shifër kjo 75% më e lartë se e njëjta periudhë e një vitit të shkuar, raportoi Jenrick.

Ministri shtoi më tej se emigrantët që do të zbulohet se kanë bërë raportime të rreme mbi historinë e tyre, do të përballen me dënime të ashpra. Rregullat e reja, sipas tij, ndjekin Aktin historik të Migrimit të Paligjshëm, i cili, së bashku me Partneritetin e tyre Ruandën, do të sjellë ndryshime vendimtare për të hequr të gjitha stimujt që i shtyjnë emigrantët të ndërmarrin kalime të paligjshme nga Franca.

Ministri shtoi më tej se teksa plani britanik po funksionon më së miri sipas tij, në Bashkimin Europian emigracioni i parregullt po rritet. Në Itali, rritja e numrit të klandestinëve është 100% theksoi ai, krahasuar me 20% që regjistrojmë në Mbretërinë e Bashkuar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

greqi policia

Tmerr në Greqi/ E preu makineria e mishit, humb jetën shqiptarja në sy të vajzës

Foto: Ilustrim

Vetëvritet burri që ekzekutoi gruan 35-vjeçare në Itali (FOTO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

INFO

NA NDIQ