Plani shtatëpikësh i Luginës së Preshevës dhe bisedimet me Beogradin

0

Këshilltarët shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë në vitin 2013 kishin hartuar një dokument të quajtur “Masat e domosdoshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, i njohur si plani shtatë pikësh i shqiptarëve të këtij rajoni për bisedime me qeverinë serbe.

Ky dokument i aprovuar nga kuvendi i këshilltarëtve shqiptarë në mars të vitit 2013 kishte për qëllim fillimin e bisedimeve me qeverinë e Serbisë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të këtij rajoni, shkruan Titulli.com.

Në këto pika ishin përfshirë integrimi i plotë i shqiptarëve, revitalizimi ekonomik, revitalizimi i së drejtës në përdorimin e gjuhës, shkrimit dhe simboleve nacionale, decentralizimi në gjyqësi, arritja e sigurisë së plotë në rajon, arsimi, kultura e informimi, dhe pika e shtatë masat në shëndetësi e sigurim social.

Këtë plan e miratoi qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013 dhe filluan bisedimet e mbështetura edhe nga faktori ndërkombëtar para së gjithash nga OSBE-ja por pas një kohe të shkurtër u ndërprenë.

Kryetari i organit qeveritar, Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, për ndërprerjen e bisedimeve i patë fajësuar liderët politik shqiptar ndërsa në anën tjetër përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare e fajësuan qeverinë./Titulli.com/