​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Picture of Ina Online
Ina Online

21/02/2024

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar me dyer të mbyllura të mërkurën në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së.

Pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Sali Zyba, tha se është diskutuar edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij javë më parë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Zyba nuk pranoi të jap detaje nga ky diskutim, derisa tha se kjo çështje është e konsumuar dhe s’ka nevojë për alarmim.

Zyba: Ka pasur diskutim edhe për pretendimet për planifikim të atentatit ndaj Kurtit sa ishte në Shkup

“Ka pasur diskutim, por nuk ka diçka të veçantë as porosi as anëtarëve të tjerë të komisionit, meqenëse nuk ka diçka të veçantë nuk është as për alarmim dhe as adresim i këtij momenti… Alarm është tjetër vend por jo këtu. Nga ky komision nuk ka diçka për të ndarë me medie dhe publikun diçka. Më vjen keq është çështje e konsumuar”, theksoi ai.

Kurti më 10 shkurt të këtij viti ka qëndruar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku ishte raportuar në televizionin publik se ndaj tij ishte planifikuar një atentat, një ditë pasi përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, në të cilën temë diskutimi ishte çështja e rregullores së Bankës Qendrore.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË