Plas grushti në komunën e Dibrës, në polici përfundon edhe kryetari/FOTO

Një përplasje me grushta ka ndodhur në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës, raporton Lapsi.al.

Shkak mësohet se është bërë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata.

Ky i fundit ishte prej 1 muaji i komanduar në këtë drejtori.

Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së Bashkisë së Dibrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Përveç personave të përfshirë në sherr, në policia është shoqëruar edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.