Plas pas ndeshjes/ Panuçi refuzon të flasë, Ilda Bejleri i kthehet: Arrogant … (FOTO)

0

Kristian Panuçi ka refuzuar të flasë pas ndeshjes me gazetaren Ilda Bejleri për gjendjen e Kombëtares. Ilda Bejleri, e cila e priste me mikrofon në dorë trajnerin, e ka cilësuar arrogant dhe aspak korrekt trajnerin.

Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, e ka cilësuar të pavend sjelljen e trajenrit të Komëbtares.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të deytruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit ëhstë e papranueshme. Ai e nënvelërson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kundërt. Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, ka thënë Hafizi.

Komentet

komentet