Plas sërish tek Inter, gjithçka rrotullohet rreth Icardit

0

Thatësia e Interit në sulm ka vetëm një shpjegim, Mauro Icardi, me argjentinasin i cili ka harruar të shënojë. Goli i tij i fundit daton më 15 dhjetor, që nga ajo ditë më shumë është folur për kontratën e tij se sa për golat e shënuar.

Spalleti
Mes Wanda Nara, agjentja e Icardit dhe Beppe Marottas, administratori i deleguar Inter, është futur edhe trajneri Spalletti i cili pas ndeshjes kundër Parmas ftoi drejtuesit e klubit të zgjidhin sa më shpejt çështjen e kontratës me kapitenin. Kjo deklaratë e trajnerit nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit, ky nuk ishte momenti i duhur për të hapur edhe një herë këtë temë:

Juventus A V Juventus B Preseason Friendly
“Kam folur në telefon me Spalletti, do kemi mundësi të flasim më gjatë në ditët në vijim. Iu siguroj se nuk kemi të bëjmë me diçka që mund të kthehet në çështje”, theksoi Marotta.

Icardi Wanda
Në lidhje më këtë temë nuk mund të mungonte dhe një koment nga bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara: “Prioritet është Inter. Nuk kemi marrë kurrë në telefon drejtuesit e Interit për ti kërkuar rinovimin e kontratës, nuk e kemi me nxitim.