Platforma e Organizatave Kundër Korrupsionit kërkon që Pendarovski të vendos veto ndaj ndryshimeve në Kodin Penal

INA
INA

7 Shtator, 2023

Platforma e Organizatave Civile për Luftë Kundër Korrupsionit sot ka kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që të shfrytëzojë të drejtën e vetos të garantuar me Kushtetutë dhe të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ndryshimeve të Kodit Penal të miratuar nga Kuvendi gjatë ditës së djeshme.

Nga Platformë theksojnë se janë dy arsye pse presidenti Pendarovski ka për detyrë të përdorë veton.

“Arsyeja e parë është se me ndryshimet në nenet 353 dhe 353-c, ulja e propozuar e gjobave do të sjellë: vjetërsim të shumë lëndëve të profilit të lartë si “Titanik”, “Shënjestra/Fortesa”, “TNT”, “Titanik 2”, “Arka”, “Shkallët spanjolle”, “Trajektorja”, si dhe raste të tjera. Do të shkatërrojë besimin se lufta kundër korrupsionit është e mundur dhe do të demotivojë qytetarët të raportojnë korrupsionin. Do të zvogëlojë funksionimin e parandalimit ​​të sistemit të të drejtës penale”.

“Arsyeja e dytë lidhet me mospërputhjet e procedurale, në të cilat ndryshimet në këto dy nene konsiderohen në një procedurë të veçantë dhe të shkurtër nën flamurin evropian, megjithatë sipas tabelave ekzistuese të korrespondencës nuk përputhen me të drejtën evropiane. Në këtë mënyrë luhen procedurat e shkurtuara dhe Kuvendi nuk përmbush detyrën e tij të këshillimit sipas normave që mbart”, thonë nga Platforma.

Kërkesa zyrtare me shkrim që i është dërguar presidentit Pendarovski, gjithashtu u është dërguar edhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, anëtare të Platformës.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

064b94d4-8473-4ab5-a707-d9b312fc9ae2

Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

INFO

NA NDIQ